Historiku:
EMONA SH.P.K.
Fillet e para datojnë qysh nga viti 1976 dhe konsiderohet si njëra ndër sipërmarrjet e para private e themeluar në Kosovë nga Z. Myrtez Mikullovci i cili njëherit edhe trasoi rrugën e zhvillimit të saj.
EMONA është ndërmarrje tregtare me shumicë dhe pakicë e cila ofron produkte ushqimore dhe higjienike nga prodhuesit e çertifikuar vendorë e ndërkombëtar.
Si kompani me traditë, ne kemi qëndruar gjithmonë afër klientëve tanë duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e tyre me artikuj cilsorë dhe të sigurtë.
Një nga karakteristikat kryesore që e veçon ndërmarrjen tonë ka qenë vizioni i qartë.
Vizioni I ndërmarrjes ka siguruar drejtime të qarta duke bashkuar ekipe dhe individë përmes një sensi kolektiv drejtë arritjes dhe përmbushjes së objektivave të ndërmarrjes.
Kjo e ka ndihmuar kompaninë dhe ka përcaktuar kulturën e organizative duke siguruar vlera dhe ndershmëri në shërbimet dhe produktet e saj cilësore të cilat e kanë ndihmuar në zhvillimn dhe forcimin e ndërmarrjes në tregun tonë të brendshëm dhe të jashtëm.
Misioni jonë mbeshtetet në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore me cmime konkuruese në çdo treg.
Përzgjedhja e produkteve respektivisht prodhuesve si bashkëpuntor afatgjatë dhe kualiteti i shërbimeve dhe produkteve kanë determinuar suksesin dhe zhvillimin e kompanisë, që sot na bën ndër kompanitë më të suksesshme në vendin tonë.